Posts /

CryptoParty Tirana 2018 - edicioni II

Twitter Facebook Google+
27 Aug 2018

Vizuali kryesor i CryptoParty

Pas organizimit me shumë entusiazëm të edicionit të parë të CryptoParty Tirana, anëtarë të Open Labs hackerspace organizojmë edicionin e dytë në datën 20 tetor 2018. Më shumë detaje rreth vendodhjes dhe organizimit do publikohen së shpejti në cryptoparty.in/tirana. Deri atëherë do dëgjoj këtë.

Foo
Moment nga CryptoParty 2017. Foto nga Andis Rado publikuar nën Creative Commons Attribution: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:CryptoParty_Tirana_2017_-_02.jpp

Çfarë është CryptoParty?

CryptoParty është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navigojmë në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale(VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri workshopesh të hapura dhe falas për publikun.


Twitter Facebook Google+