Sipas enciklopedisë e të dhënave të hapura (open data) Wikipedia:

Meshtastic është një protokoll rrjeti “mesh” dhe platformë kompjuterike e bazuar në teknologjinë LoRa. Qëllimi kryesor i projektit është mundësimi i komunikimit me rreze të gjatë dhe konsum të ulët energjie përmes brezave radiofonikë ISM. Është krijuar për shkëmbimin e mesazheve me tekst dhe të dhënave në mjedise pa infrastrukturë rrjeti (ose në gjuhën angleze ‘off-grid’), me aplikime të mundshme në projekte IoT (ndërrjeti i gjërave/pajisjeve ose në gjuhën angleze ‘internet of things’) ku kërkohet një sistem komunikimi i decentralizuar, pa pasur nevojë për infrastrukturë ekzistuese.

Koncepti dhe teknologjia Meshtastic u krijua nga Kevin Hester në fillim të vitit 2020 si një zgjidhje komunikimi për aktivitete të kohës së lirë (hobi) ku nuk disponohet qasje e besueshme në internet. Projekti funksionon si një nismë e drejtuar nga komuniteti, me grupe lokale të konsoliduara, duke ruajtur frymën e fortë të “bëje vetë” (DIY). Progami kompjuterik është me kodburim të hapur (open source) dhe në zhvillimin e tij marrin pjesë qindra kontribues.

Në fillim të vitit u informova nga miq rreth teknologjisë Meshtastic dhe me të vërtetë më entusiazmoi koncepti, elementi decentralizues si dhe komuniteti. Gjithashtu, kostoja është relativisht e përballueshme sidomos për fillestarë si unë që dëshirojnë të bejnë hapat e para për të eksperimentuar.

A LILYGO TTGO T-Beam running in client mode on battery power.

Plani im në nivel afatshkurtër është që të blej një pajisje ideale për fillestarë në muajin Nëntor 2026 që në vijim të mësoj më mirë se si funksionon teknlogjia Meshtastic dhe të dokumentoj këtu procesin me qëllim që të ndaj dijen e përfituar me të tjerë. Në nivel afatgjatë do doja që në bashkëpunim me miq të zhvillohet rrjeti Meshtastic në qytetin e Tiranës e më tej. Për momentin do mundohem të lexoj sa të mundem udhëzues dhe artikuj online, të komunikoj dhe të ndërveproj me miq që kanë më shume eksperimencë dhe të filloj të eksperimentoj me pajisjen time të parë Meshtastic duke dokumentuar sa më shumë nga procesi këtu. Në qoftë se je i intersuar për të mësuar më shumë hapi i parë është të vizitosh faqen: https://meshtastic.org/. Ka dhe komunitete të tjera nga vende të ndryshme të botës. Ky është komunitetin Meshtastic nga Argjentina për shembul https://mesharg.com.ar/. Së shpejti dhe në Tiranë?