Ja për kë do votoj në zgjedhjet parlamentare e 25 qershorit 2017

Zgjedhjet parlamentare 25 qershor 2017 dhe levizja free open sourceNë Shqipëri njerëzit janë kuriozë rreth preferencave politike dhe më specifikisht rreth partisë që do votosh në zgjedhje. Familja është e interesuar të votosh këtë ose atë parti në qoftë se dikush është i punësuar në administratë, një punëdhënës është i interesuar të të influencojë të votosh për njërën ose tjetrën parti që të mbrojë interesat e tij, një i njohur që të kuptojë në qoftë se je afër pushtetit dhe ‘je rregulluar’, një mik për kureshtje, një armik që të sulmojë dhe lista është e gjatë.
Duke ditur këtë realitetet, në Open Labs vendosëm të mos dëgjojmë njerëzit por vetë partitë politike duke i pyetur për qasjen e tyre për teatika që ne i konsiderojmë të rëndësishme dhe pastaj të marrim një vendim. Në fund të fundit ky është dhe mekanizmi se si funksionon demokracia apo jo?E thënë kjo, kontaktuam dhe pyetëm partitë që garojnë rreth politikave që kanë (ose nuk kanë) për përdorimin e teknologjive free open source në administratë, privatësisë në internet, të dhënave të hapura, lirisë së panoramës, fuqizimit të pronësisë publike digjitale si dhe çështje të tjera që mendojmë që kanë rëndësi të veçantë. Bazuar në reagimin (ose mosreagimin) e subjekteve politike do marrim dhe ne një vendim për të votuar.
quote-Ralph-Nader-turn-on-to-politics-or-politics-will
Për të parë pyetjet që i dërguam partive (të paktën partive që kanë email) si dhe statusin e reagimit të tyre vizito zgjedhjet.openlabs.cc. Përgjigjet ose rastet ku nuk do kemi përgjigje do dokumentohen dhe do përdoren dhe pas zgjedhjeve për të kontrolluar retorikën e partive politike në vijim.
Zgjedhje sa më të lira për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *