Mozilla Tech Speakers Tirane nr.2

Mozilla Tech Speakers Training Tirana 2
Të kujtohet edicioni i parë i Mozilla Tech Speakers në Tiranë? Pas interesit të lartë nga pjesëmarrësit, anëtarët e komunitetit Mozilla në Shqipëri filluam punën për organizimin e edicionit të dytë. Mozilla Tech Speakers 2 u organizua sërisht në ambientet e Open Labs Hackerspace në datën 17.12.2016 në 12.00 dhe zgjati deri në 16.00. Me një axhendë të ngjeshur me prezantime teknike nga pjesëtarë të programit Tech Speakers, puntori, punë në grup dhe sigurisht prezantime nga pjesëmarrësit edicioni i dytë ishte akoma më dinamik.
Aftësia e prezantimit të dijeve ose ideve me karakter teknik në ‘epokën e ideve’ nuk konsiderohen opsionale dhe fatkeqësisht të rinjtë në Shqipëri kanë mungesa serioze në këtë drejtim. Kjo është dhe arsyeja që personalisht e konsideroj programin Tech Speakers dhe trajnimet që organizojmë në Open Labs të një rëndësie të lartë. E thënë kjo, ja disa nga momente nga edicioni i dytë të fotografuara nga Andis Rado dhe të licensuara nga licensën Creative Commons Attribution-ShareAlike.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Aktiviteti filloi me prezantimin e programit Tech Speakers si dhe me detaje rreth axhendës së trajnimit.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Elio organizoi një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit si dhe koordinoi trajnimet.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Boris, i njohur në komunitet me nofkën ‘bukursh’, bëri një prezantim të strukturuar rreth platformës Mozilla Connected Devices.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Vijoi prezantimi i Giannis Konstantinidis, i cili prezantoi disa nga veglat e krijuara nga Mozilla që ndihmojnë zhvilluesit në web.

Një falenderim të veçantë për Giannis Konstantinidis, i cili vendosi të udhëtojë në momentin e fundit që t’i bashkohet edicionit të dytë të trajnimit Tech Speakers.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Pas prezantimeve të të ftuarve, ishte rradha e punës në grup ku pjesëmarrësit u trajnuan paralelisht nga mentorët dhe u përgatitën për prezantimin e tyre.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Momente nga prezantimet e pjesëmarrësve në fund të trajnimit. Ndoshta momenti më interesant dhe dinamik i eventit. Në fund të prezantimeve Mozillianët ndanë dhe dhurata simbolike për pjesëmarrësit.

Mozilla Tech Speakers 2 Tirana

Si gjithmonë nuk mund të mungonte dhe foto në grup ku disa prej nesh me siguri do pendohen pas disa vitesh :)

Duke parë prezantimet e pjesëmarrësve pas trajnimit dhe entusiazmin e tyre gjatë prezantimeve jam më se i bindur që vazhdimësia e trajnimeve është më se e nevojshme.

Rreth Programit: Mozilla Tech Speakers është një program ku marrin pjesë prezantuesit dhe ligjëruesit më entuziastë (jo detyrimisht me më eksperiencë) brenda komunitetit të Mozilla dhe trajnohen dhe mentorohen duke rritur aftësitë e tyre prezantuese në skenë, si nga ana oratorike, si dhe teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *