Wiki Weekend Tirana 2016

Wiki Weekend Tirana 2016 kreativaEnciklopedia internetike Wikipedia, me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht, konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur.
Nisur nga dëshira për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në Wikipedia, duke i lehtësuar në këtë mënyrë kërkimin dhe informimin çdo shqipfolësi, komuniteti i Open Labs së bashku me Wikimedians of Albanian Language User Group organizojmë për të tretin vit rradhazi Wiki Weekend Tirana 2016.

Gjatë fundjavës së parë të dhjetorit, përkatësisht në datat 3 dhe 4 dhjetor, pjesëmarrësit do të mblidhen në ambientet e shkollës profesionale “Hermann Gmeiner” në fshatin SOS (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga Tirana, Elbasani, Prishtina, Gjilani, Ohri, Zyrihu etj. Wiki Weekend dhe këtë vit synon që të:
– ndërtohen ura bashkëpunimi me wikipedianë të tjerë nga rajoni;
– inspirohen wikipedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin;
– njihet publiku i gjërë me projektet e Wikimedia;
– organizohen edit-a-thon-e  për përmirësimin e artikujve që kanë një tematikë të caktuar;
– rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale rreth rëndësisë së ndarjes së dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki.

Aktiviteti fillon në 9:00 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) dhe është i pasuruar me një shumëllojshmëri punëtorish me karakter teknik (workshops), prezantimesh, bisedash dhe edit-a-thon, ku të pranishmit do venë në punë njohuritë e marra dhe do punojnë në grup për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia me fokus të veçantë artikujt rreth monumenteve të kulturës së vendit tonë.
Pjesëmarrja është falas por regjistrimi në wikiweekend.openlabs.cc është i detyrueshëm. Për detajet të mëtejshme rreth të ftuarve, axhendës dhe për regjistrime është krijuar dhe faqja e dedikuar në sq Wikipedia: sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Weekend_Tirana_2016.
Shihemi ne Wiki Weekend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *